Vendosni fjalën kyçe....

“S’na japin rrogën” – Pezullohen punimet në aeroportin e Vlorës


Punimet në aeroportin e Vlorës janë pezulluar.

Shkak për bllokimin e kantierit është bërë mosdhënia e pagave ndërsa punëtorët janë takuar me përfaqësuesit e firmës.

“Ta dinë të qartë se si është gjendja. Le ta dinë që punonjësit nuk vijnë në punë.” – tha njëri nga punonjësit, raporton BW.

Atyre u është premtuar se pagat do kalojnë deri ditën e premte dhe nëse kjo nuk ndodh, punonjësi kanë paralajmëruar për tjetër protestë dhe pezullim të punimeve.