Deputetët e PD-së Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë depozituar në Kuvend një nismë ligjore, e cila thonë ata synon mbrojtjen e profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme.
Kjo nismë e deputetëve të opozitës vjen dy muaj pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi taksën mbi Profesionet e Lira duke e cilësuar atë antikushtetuese.Megjithatë mijëra nga ata që e kanë paguar këtë taksë theksojnë se janë detyruar nga qeveria ta paguajnë taksën dhe nuk janë rimbursuar.
“Ky është propozimi ligjor që, bashkë me z. Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lire.” – tha Tabaku.
Tabaku kritikoi ashpër qeverinë për mosveprimin e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
”Nëse një qytetar apo biznes do ishte debitor ndaj qeverisë, ajo do përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë borxhin. Sot, kur është radha e qeverisë t’u kthejë paratë qytetarëve, ajo heziton.” – shtoi shpreh ajo.