Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi për infrastrukturën e çelësave publikë, shpallet fituesi 4.7 milionë euro


Përmirësimi i infrastrukturës së çelësave publikë pritet t’i kushtojë shtetit shqiptar 4.7 milionë euro pa TVSH.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi së fundmi se fituesi i kësaj kontrate ishte SOFT & SOLUTION SHPK. Në garën për këtë kontratë ishin pjesëmarrëse dy kompani në total njëra prej të cilave u s’kualifikua.

“Duke iu referuar procedurës, informojmë bashkimin e operatoreve ekonomik: SOFT & SOLUTION SHPK me vlerë të ofertës: 471,357,999.00 (katërqind e shtatëdhjetë e një milionë e treqind e pesëdhjete e shtatë mije e nëntëqind e nëntedhjetë e nëntë) Lekë pa TVSH, është identifikuar si oferta e suksesshme” nënvizohet në njoftimin e fituesit të bërë nga AKSHI. Procedura në fjalë u hap në muajin korrik dhe synon përmirësimin e infrastrukturës që ka në thelb sigurinë për shërbimet elektronike në vend.

Referuar argumenteve të dhëna nga AKSHI më herët në fazat e para të prokurimit ky projekt ka disa qëllime :

-Përmirësimi i Performancës: Përmirësimi i hardware dhe software ekzistues për të rritur performancën dhe efikasitetin e infrastrukturës PKI, duke siguruar që ajo të përballojë me sukses sasinë e rritur të trafikut dhe të dhënave të procesuara.

-Përmirësimi i Sigurisë: Përmirësimi i sistemit PKI për të adresuar të gjithë aspektet e sigurisë, duke përfshirë përditësimin e algoritmeve të enkriptimit, monitorimin e rreziqeve të sigurisë, dhe zbatimin e politikave të sigurisë më të rrepta për të mbrojtur infrastrukturën nga kërcënime të jashtme dhe të brendshme.

– Përshkallëzimi dhe Fleksibiliteti: Përmirësimi i infrastrukturës PKI për të lejuar rritjen e lehtë të kapacitetit sipas nevojës, përmes përdorimit të teknologjive të virtualizimit dhe përshkallëzimit të burimeve për t’u përshtatur sipas nevojave.

– Standardizimi dhe Kompatibiliteti: Sigurimi që infrastruktura PKI është e bazuar në standarde të njohura dhe është e kompatibël me aplikacionet dhe pajisjet e përdorura. Kjo do të sigurojë që të dhënat dhe certifikatat mund të vazhdojnë të përdoren në të njëjtën mënyrë si më parë.

-Monitorimi dhe Menaxhimi i Performancës: Implementimi i një sistemi të monitorimit dhe menaxhimit të performancës për të identifikuar dhe trajtuar problemet ose bllokimet e mundshme në kohë reale dhe për të siguruar që infrastruktura PKI funksionon pa ndërprerje.

Infrastruktura e çelësave publikë është e lidhur direkt me vulat elektronike ku sipas të dhënave në portalin e-albania ofrohen 89 dokumente me vulë elektronike, një pjesë prej së cilave ofrohen vetëm elektronikisht, duke eliminuar tërësisht printimin e tyre në letër në sportelet fizike të institucioneve.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor