Vendosni fjalën kyçe....

Video shqetësuese/ Kandidati për kryebashkiak në Brazil karrige kokës kundërshtarit gjatë emisionit


Ky është çasti tronditës kur një prezantues televiziv brazilian dhe kandidat për kryetar bashkie godet në kokë një rival politik me karrige të hekurt gjatë një debati të nxehtë elektoral.

Pablo Marcal u shtrua në spital me dyshime për thyerje të brinjëve dhe vështirësi në frymëmarrje pas sulmit brutal gjatë një emisioni të  drejtpërdrejtë në television.

Pamjet treguan Jose Luiz Datena duke ecur drejt viktimës së tij dhe duke hedhur stolin e rëndë nga një largësi e afërt në kokën e Marcal, megjithëse ai arriti të ngrejë krahun çastin e fundit dhe të shmangë goditjen që mund të kishte qenë fatale.

Të dy burrat po konkurrojnë për t’u bërë kryebashkiak të Sao Paulos.

Influenceri dixhital i ekstremit të djathtë, Marcal, e kishte ngacmuar Datena-n duke përmendur akuzat për ngacmime seksuale të bëra kundër prezantuesit të TV, të cilat u hodhën poshtë nga prokurorët.

Kjo çoi në një shkëmbim fyerjesh, që përfundoi me sulmin fizik pasi Marcal akuzoi rivalin e tij politik se donte ta sulmonte atë gjatë një debati të mëparshëm televiziv, por hoqi dorë ngaqë ishte “nuk ishte mjaftueshëm burrë”.

Agresori është raportuar në polici nga avokati i viktimës megjithëse nuk kishte raportime të menjëhershme për një arrestim.

Datena pranoi se “e humbi kontrollin” në komentet e bëra teksa largohej nga studioja televizive dhe e lidhi reagimin e tij me stresin e shkaktuar nga vdekja e vjehrrës së tij nga një goditje në tru pas akuzave për ngacmime seksuale të bëra ndaj tij.

Ai tha: “Unë nuk zgjedh kohën e emocioneve. Unë jam një burrë i vërtetë.”