Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar pas një operacioni të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria, i cili goditi 22 punonjës dhe ish-punonjës të Policisë Rrugore, të akuzuar për vjedhjen e mbi 2 milion lekëve përmes shpërdorimit të detyrës.
Hoxha theksoi se falë një hetimi të profesionalizuar nga AMP dhe Prokurorinë e Kukësit, këta 22 individë u vunë para përgjegjësisë ligjore.
Ai theksoi rëndësinë e rritjes së besimit të qytetarëve në Policinë e Shtetit, e cila është në proces ripërtëritjeje të trupës drejtuese, dhe se kjo lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të saj.
“Falë një hetimi profesional të Agjencia e Mbikeqyrjes Policore dhe Prokurorisë së Kukësit u vunë para përgjegjësisë ligjore 22 punonjës e ish-punonjës të Policisë Rrugore.
Rritja e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit, e cila vetë po kalon një proces ripërtëritje të trupës drejtuese, lidhet ngushtësisht me garantimin e integritetit të punonjësve të organizatës.
Lufta kundër paligjshmërisë fitohet duke patur së pari, një trupë policore të aftë për t’ju përgjigjur sfidave të ndërtimit të #SHQIPËRISË2030, ndaj gjithë fokusi ynë do të jetë për ta intesifikuar këtë përpjekje”, thuhet ne reagimin e ministrit.