Nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve midis Riadit dhe Jeruzalemit Perëndimor pa krijimin e një shteti të pavarur palestinez, ka deklaruar princi i kurorës saudit, Mohammed bin Salman.
Princi ka thënë më parë se bisedimet e mbështetura nga SHBA ndërmjet Arabisë Saudite dhe Izraelit ishin afër një zgjidhjeje, përpara se konflikti i Gazës të shpërthente tetorin e kaluar.
“Mbretëria nuk do e ndalojë punën e saj të palodhshme drejt krijimit të një shteti të pavarur palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet dhe ne pohojmë se mbretëria nuk do vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin pa këtë”, tha bin Salman të mërkurën, sipas Reuters.
Ai dënoi gjithashtu “krimet e okupimit izraelit” kundër popullit palestinez.
Sipas dy burimeve anonime që folën për Reuters, “normalizimi” i marrëdhënieve midis Arabisë Saudite dhe Izraelit shihet si parakusht që Riadi të sigurojë një pakt mbrojtës me Uashingtonin.
Njoftimi i Bin Salman erdhi pak përpara se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së të votohej për një rezolutë që kërkon fundin e pushtimit izraelit të territorit palestinez.