Vendosni fjalën kyçe....

Argita Malltezi përmend emrat: Ka gazetarë që përdoren nga SPAK-u


Vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, deklaroi në emisionin Open në News24 se gazetarët kanë detyrën të mbajnë qëndrim ndaj fenomeneve që nuk tipizojnë apo karakterizojnë profesionin e gazetarëve.

Por Malltezi përmendi emrin e gazetarit Adriatik Doçi dhe botuesit Karlo Bolino që sipas saj përdoren nga SPAK-u pasi kanë dosjet e tyre për të zgjidhur.

Reagimet e Malltezit erdhën pas një deklarate të një dite më parë nga ish-Kryeministri që u interpretua si kërcënim ndaj gazetarëve dhe solli reagimin edhe të organizatave që mbrojnë të drejtat e gazetarëve.

Malltezi tha se prej 10 muajsh Sali Berisha ndodhet në arrest, sepse një ekspert i quajtur Aleks Zyba, na ka bërë një ekspertizë, dhe unë marr vesh që ky paska djalin në BKH.

Na del një gjithashtu një tjetër ekspert që ka qenë drejtor banke në Bilisht, që edhe ai e ka një hall, dhe kështu ndodh kur këta që kanë halle duan të zgjidhin problemet e tyre duke u përdorur”, tha Malltezi.

Vetë Sali Berisha reagoi ndaj qëndrimeve kundrejt tij se ka kërcënuar gazetarët për publikimin e dosjeve, duke mbajtur të njëjtin qëndim me atë të cilin zonja Malltezi mbajti në emision.