Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi sekuestron preventive për pasuritë e të dyshuarve Arben Lamçja, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërive “Elba Beton”, “Hotel Demis” dhe personave të tjerë nën hetim të cilët dyshohet se pastronin lekët e grupit të Hajdar e Franc Çopjas.
Pasuritë e tyre ishin vënë më parë në masën e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me kërkesë të SPAK-ut.
Sekuestrot u vendosën pas operacionit të SPAK-ut më 31 korrik ku u prenë 33 urdhërarreste por u ekzekutuan vetëm 11 të tilla.
Grupi ku bëjnë pjesë vëllezërit Hajdar e Franc Çopja, akuzohen nga SPAK për vrasje e akuza të tjera penale dhe ndaj tyre nisi edhe hetimi pasuror.
Franc Çopja është arrestuar pasi kërkohet nga drejtësia belge ndërsa Hajdar Çopja dyshohet se fshihet në Dubai.