Kanë nisur rreth orës 10 të mëngjesit homazhet në nderim të ish-deputetit të PD-së Gerti Bogdani i cili ndërroi jetë ditën e djeshme në moshën 44-vjeçare.
Homazhet po zhvillohen në hyrje të Kuvendit ndërsa në të po marrin pjesë deputetë, ish-deputetë, mbështetës të PD-së e qytetarë të shumtë.
Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur pezullimin e të gjitha veprimtarive për dy ditët e ardhshme ndërsa të sotmen e ka shpallur ditë zie.
Bogdani ka qenë deputet i PD-së për dy mandate.