Një 30-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar në Tiranë pasi është kapur me një armë pa leje në makinë.
I riu është ndaluar për kontroll në rrugën “Bajram Curri” dhe në mjetin e blinduar tip “Audi” me targa gjermane efektivët kanë gjetur një pistoletë pa leje dhe një krehër me fishekë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ditën e djeshme kanë siguruar informacion nga inteligjenca informative se me një automjet tip “Audi” të blinduar, me targa gjermane, qarkullonte një shtetas dyshohet i armatosur. Bazuar në këto informacione është organizuar puna për kapjen e tij dhe është finalizuar operacioni policor i koduar “Befasia”. Në rrugën “Bajram Curri” shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin Klaudjo Lamaj, të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër e municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale se bashku me automjetin dhe një aparat cellular.”