Vendosni fjalën kyçe....

Ngrihet Komiteti Këshillimor për integrimin në BE, Rama: Çështje që u përket të gjithë shqiptarëve


BE-ja do ngrejë një komitet të përbashkët këshillimor me Shqipërinë që do mbikëqyrë e do japë këshilla për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri Rama që ndodhet në Bruksel.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Komitetit Ekonomike Evropian Oliver Ropke, Rama tha se ngritja e një komiteti të tillë është tregues se integrimi nuk është vetëm çështje e qeverisë po e gjithë shoqërisë.

“Na sjell shumë energji të reja fakti që kemi mund të krijojmë Komitetin e Përbashkët Konsultativ, provë jo vetëm e angazhimit tonë por edhe besimit të fortë që kemi se procesi integrimit nuk është thjesht një çështje që i përket qeverisë, pro të gjithë qytetarëve, edhe shoqërisë civile. I emocionuar për mbështetjen që na ka dhënë Ropke dhe ekipi i tij, se na jep mundësinë që t’u tregojmë qytetarëve tanë dhe aktorëve në vendin tonë jo thjesht përmes gjërave që themi ne, por përmes një institucioni këtu se sa e rëndësishme është që rruga drejt anëtarësimit në BE është një rrugë që duhet gjithë shoqëria civile, jo vetëm disa aktorë”, tha Rama.Kryeministri tha gjithashtu se Shqipëria po përpiqet që të ketë një ekip pa të drejtë vote në Parlamentin Evropian.“Po avokojmë që të jemi të pranishëm edhe në Parlamentin Europian, jo me të drejtë vote, por me ekipet tona që do fillojnë të përgatiten për fazën kur do kemi eurodeputetin tonë. Pse të nisim nga zero, duhet të jemi aty me një status të caktuar për të pritur eurodeputetët shqiptarë në të ardhmen”, shtoi kryeministri.