Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet satelitore tregojnë pasojat e sulmit shkatërrues me dronë në Rusi


Pamjet satelitore kanë zbuluar shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga një sulm të madh ukrainas me dronë ndaj një depoje të rëndësishme armësh, rreth 400 kilometra në perëndim të Moskës.

Fotografitë e Planet Labs, të publikuara nga ekipi hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, tregojnë tym që mbulon një pjesë të madhe të territorit mbi qytezën Toropets në rajonin Tver, ku ndodhen dy baza ushtarake, disa orë pas sulmit të mëngjesit të 18 shtatorit.

Burime nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) raportuan se sulmi “e zhduku depon nga faqja e dheut”. Pamjet e tjera nga kompania e teknologjisë hapësinore, Maxar, tregojnë se sulmi me mbi 100 dronë la pas shtëllunga tymi dhe zjarre në vendndodhjen e depos, e cila ruante raketat, bombat dhe municionin e tjera.

Sensorët kanë regjistruar aktivitet sizmik të ngjashëm me një tërmet të vogël, ndërsa satelitët e NASA-s kanë identifikuar burime të nxehtësisë që sugjerojnë se 14 kilometra katrorë territor janë prekur nga zjarri.