Vendosni fjalën kyçe....

Apeli shtyn shpalljen e vendimit për Salianjin, deputeti i PD-së: Çështja e montuar për të më goditur politikisht


Gjykata e Apelit shtyu për në datën 26 shtator shpalljen e vendimit për deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili në një deklaratë për mediat tha se çështja ndaj tij është e montuar për ta goditur atë politikisht si përfaqësues i opozitës.

“Të gjithë këta personazhe të përfshirë për të montuar politikisht një çështje për të goditur politikisht mua si përfaqësues të opozitës u demontuan”, tha Salianji.

Ai tha më tej se nuk ka asnjë provë që e inkriminon atë, ndërsa tha se të gjithë emrat që ai i ka denoncuar i ka të faktuara me dokumente.

Salianji u shpreh se një i dënuar për trafik drgoe po zgjat gjyqin.

“Nga audio në Gjykatë u vërtetua nuk ka asnjë provë që mund të më inkriminojë. Shiheni pak diskutimin, nëse unë flas me emra konkrete, un kisha argumente, argumenti i palës tjetër, që është avokati i ish ministrave të korruptuar, nxjerr një term të pa dëgjuar, Babale, sepse e kanë babalizuar Shqipërinë”, u shpreh nder te tjera Salianji.