Vendosni fjalën kyçe....

Dosja ‘Babale’/Avokatët kërkojnë pafajësi për Salianjin, Prokuroria kërkon dënimin me 1 vit burg


Në gjykatën e Apelit po jepen konkluzionet përfundimtare lidhur me dosjen ‘Babale’

Prokurori  i Apelit Arben Qosja  kërkon të ngelet në fuqi vendimin e shkallës së parë si i mbështetur në prova dhe në ligj për deputetin demokrat Ervin Salianji, avokatët pafajësi.

Prokurori Arben Qosja: I qëndroj vendimit që është dhënë nga gjykata e shkallës së parë. Vleresoj që shkaqet procedurale që ngritën ankim dy të pandehurit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, nuk janë shkaqe që mbeshteten në ligjin procedural penal. Shkeljet e pretendeuara prej tyre nuk qëndrojnë. Në tërësine e tyre, nuk evidentohen shkelje të ligjit procedural penal. Thelbi është që ka një përgjim, momentin e regjistrimit. Në tërësinë e provave dhe duke vleresuar marrëdhëniet që kanë patur personat me njeri-tjetein dhe nga të gjktha provat e tjera, cka tregojne se kanë njohje me njeri tjetrin. Vlerësoj që vendimi i shkallës se parë eshtë i drejtë. K kerkoj gjykatës së apelit lënien në fuqi të kerij vendimi.

Avokti i Ervin Salianjit, Ledio Braho : Nuk është provuar asnjëherë qe Ervin Salianji kishte dijeni. Fakti që nuk kishte dijeni, nuk provon të kete konsumuar elementë të veprës penale. Nuk e kemi të qartë as sot dinamikën e ngjarjes. Si mund ta dënosh me 1 vit burg, kur nuk ka prova. Kërkojmë ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe shpalljen të pafajshëm te Salianjit

Avokti i Ervin Salianjit, Redi Ramaj: I kërkojmë këtij trupi gjykues të prishet vendimi i Shkallës së Parë dhe të shpallet i pafajshëm klienti i mbrojtur prej nesh.