Vendosni fjalën kyçe....

Ish-zv.ministri Rrjepaj dëshmon sot para hetimorit të Shëndetësisë


Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, që aktualisht ndodhet në qeli për koncesionin e sterilizimit, do të dëshmojë sot në Komisionin Hetimor Parlamentar të Shëndetësisë. Prokuroria e Posaçme ka lejuar lirimin e tij nga paraburgimi për t’u paraqitur fizikisht në komision në orën 10:00, ku do të merret në pyetje për koncesionin. Rrjepaj do të shoqërohet nga forcat e policisë.

Ky është rast i parë që një i paraburgosur pyetet nga deputetët. Gjithashtu, do të merret në pyetje edhe dy anëtarë të komisionit, Marsela Serjani dhe Petro Mersini, të cilët shpallën fituesin e koncesionit dhe janë në masë detyrimi paraqitjeje; SPAK ka lejuar gjithashtu që ata të pyeten.