Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, ka folur sot në Komisionin Hetimor për koncesionin e sterilizimit, duke theksuar rolin e Ilir Rrapajt dhe Umbro Staccinit gjatë vizitave në Itali për hartimin e studimit të fizibilitetit. Rjepaj sqaroi se Rrapaj ishte emëruar nga rajoni i Umbrias si kontakt për ndërtimin e marrëveshjes.
Rjepaj gjithashtu sqaroi se nuk përmendte Staccinin si pjesë të të gjitha delegacioneve dhe theksoi se studimi i universitetit të Peruxhias ishte koordinuar nga profesor Xhani Bidini dhe një grup shkencëtarësh, dhe se Rrapaj dhe Staccini nuk kishin tagër për të ndikuar në këtë proces.
Vokshi:Në të gjithë vizitat qoftë në itali e Shqipëri ka qenë dhe Ilir Rrapaj e Umbro Staccini?
Ish zv/ministri Rrjepaj: Ilir Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni i Umbrias si personi i kontaktit që do të mbante lidhjet për të ndërtuar marrëveshjen me këtë rajon. Në parantezë dua të them është gjë paralele me procedurën e koncesionit. Nuk është e njëjta gjë, sepse teksti i marrëveshjes nuk përmbante asnjë gjë nga kjo procedurë.
Rrapaj ka qenë i ngarkuar nga rajoni për të hartuar draftin e marrëveshjes, jo vetëm me ministrinë e Shëndetësisë por dhe ministri të tjera. Unë kam qenë i ngarkuar nga ministri për të hartuar draftin e marrëveshjes.
Vokshi: Umbro Stacini?
Ish zv/ministri Rrjepaj: Nuk mbaj mend që të ketë qenë pjesë e të gjitha delegacioneve. Studimi i universitetit të Peruxhias nuk është koordinuar nga Ilir Rrapaj as Staccini por ka qenë nga professor Xhani Bidini dhe një grup tjetër shkencëstarësh. Rrapaj e Staccini nuk kanë pasur fare tagër. Unë I jam referuar raportit të universitetit dhe jam bërë pjesë e studimit të fizibilitetit për standardet europiane të këtij shërbimi dhe inxhinierimin e proceseve.