Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi paralajmëron protestën e rradhës: Prokurorët janë peng të Erion Veliajt


Gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, nuk kurseu akuzat ndaj prokurorëve të SPAK-ut.

Këlliçi kritikoi prokurorin Dritan Prençin, që ka nën hetim dosjen e inceneratorit të Tiranës, duke pyetur se si ai nuk e sheh firmën e Erion Veliajt. Ai sugjeroi se prokurorët janë të penguar nga Veliaj dhe se flitet për pagesa prej 3 milion eurosh për të mbrojtur kryebashkiakun.

“Me çfarë i ushtron presion Erion Veliaj këtyre prokurorëve të SPAK? Mos vallë me dosjen e atij prokurorit të Vlorë që është arrestuar? Mos vallë në atë dosje kemi edhe emrat e prokurorëve të SPAK.

Flitet se janë paguar 3 mln euro që janë paguar për të shpëtuar Erion Veliajn. E kuptoni se për çfarë drejtësie flasim? Nuk kemi parë në drejtësi të tillë në asnjë vend të Botës, një drejtësi me dy standarde.

Prokurorët janë peng të Erion Veliajt. Kjo mënyrë vjedhjeje që ka instaluar Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës është i pashembullt në Botë, ndërsa Altin Dumani e quan krim intelektual dhe vazhdon të godasë opozitën”, tha Këlliçi.

Ai paralajmëroi vazhdimin e protestave, duke njoftuar se ajo e radhës do të mbahet të mërkurën, në respekt të kërkesës së besimtarëve myslimanë. Këlliçi e quajti këtë protestë një qëndresë qytetare që ka zgjatur për 26 javë.

“Ne do e respektojmë këtë kërkesë të tyre”, tha Këlliçi, duke bërë të ditur se javën e ardhshme protesta do të mbahet ditën e mërkurë”, u shpreh ai.