Vendosni fjalën kyçe....

Lapaj: Do sjellim politikë ndryshe, jemi partia më e madhe në moral


Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj tha sot se do sjellë politikë ndryshe.

I ftuar në rubrikën “Kjo Javë” në News24, ai u shpreh i bindur se do e fitojë betejën për lista të hapura.

Lapaj tha se dy partitë që bëjnë sikur zihen ditën, ulen në darkë dhe bëjnë marrëveshje njësoj siç bënë me Kodin Zgjedhor.

“Ne do model ndryshe në politikë, në diskursin publik dhemënyrën si vepohet, në mënyrën si diskutohet. Do sjellim një politikë ndryshe. Ne duam listat e hapura, jemi të bindur se do e fitojmë këtë betejë. Duhet të mësojmë të bëjmë gjërat për parime dhe jo për interes. Nëse ti do ta votosh PS-në, dëshiron të votosh atë që do tek Partia Socialiste dhe ajo që do PS-ja. Edhe i djathti të votojë PD-në, por të votojë kandidatin që dëshiron dhe jo atë që imponon partia. Unë e shoh veten si partia më e madhe nërepublikë, në vlera, në moral. Ato që quhen parti të mëdha e kanë vjedhur Shqipërinë.” – tha Lapaj.