Vendosni fjalën kyçe....

Nis të dielën Tirana International Film Festival, 220 premiera, risi inteligjenca artificiale


Mbrëmjen e 22 shtatorit ngre siparin” Tirana International Film Festival me filmin e parë që do shfaqet “Porthenpe”.

Në këtë edicion të 22-të të TIFF 2024 do shfaqen rreth rreth 220 premiera, prej të cilëve 180 janë filma me metrazh të shkurtër.

Drejtori artistik Agron Domi ka treguar risitë e këtij edicioni duke vënë theksin te përdorimi i inteligjencës artificiale ndërsa pohoi se vitet e fundit ka rënie të filmit, shkruan Euronews.

“Fillon me programin e fëmijëve te Liceu. Vetë fëmijët do votojnë për filmin më të mirë të prodhuar me AI. Kam vënë re një rënie në përgjithësi të filmit.” – tha Domi.

Tirana International Film Festival do zhvillohet në datat 22-28 shtator, me filmat qëdo shfaqen në katër ambiente: Kinema Millenium, Qendra Art Agimi, Liceu Artistik dhe kinema “Maks Velo”.