Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Qafë Murriz, kur një automjet me drejtuese shtetasen H. H. u përplas me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi G. Sh.
Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit dhe një pasagjere, shtetasja A. Xh., pësuan lëndime, por aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.
Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.