Prokuroria italiane e Torinos ka urdhëruar një sekuestro me vlerë 74.8 milionë euro kundër vëllezërve John, Lapo dhe Ginevra Elkann, si dhe Gianluca Ferrero, president i Juventusit dhe kontabilist i familjes Agnelli-Elkann, dhe Urs Robert Von Grunigen, ekzekutor noterial i Marella Caracciolo, gruas së Gianni Agnelli.
Prokuroria e Torinos i akuzon për mashtrim tatimor dhe mashtrim ndaj shtetit.
Prokuroria e Torinos kërkuan dhe morën nga gjyqtari i gjykatës piemontese sekuestrimin me qëllim konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe të burimeve financiare, si pjesë e hetimit në lidhje me trashëgiminë pas vdekjes, në shkurt të 2019, të Caracciolo-s dhe mosmarrëveshjet pasuese mes tre vëllezërve dhe nënës së tyre, Margherita Agnelli.
Sipas hetimeve të deritanishme, Zvicra dyshohet se është shpallur si vend banimi i të vesë së Gianni Agnelli, Marella Caracciolo , për shkak të një kuadri ligjor të favorshëm. Në të njëjtën kohë, nga organet tatimore italiane dyshohet se janë fshehur shuma të konsiderueshme parash.
Të gjitha këto lëvizje, argumentojnë prokurorët, favorizuan nipërit e Caracciolo-s (i cili vdiq në vitin 2019) për sa i përket të drejtave të tyre të trashëgimisë, ndaj nënës së tyre, Margherita Agnelli, e cila vendosi të shkojë në gjykatë.
Sipas Prokurorisë Publike të Torinos, hetimet nga Policia Ekonomike “zbuluan një skemë të gjerë, të paligjshme, që synonte heqjen e aseteve të rëndësishme dhe të ardhurave të lidhura me Marella Caracciolo nga juridiksioni i ligjit italian të trashëgimisë dhe detyrimeve tatimore”.
Nipërit e Gianni Agnellit, John, Lapo dhe Ginevra Elkan, që në fillim të hetimit deklaruan se me qëndrimin e tyre nuk kanë shkelur kurrë ligjin.