Vendosni fjalën kyçe....

Rama vizitë në Elbasan: Arsimi profesional garanci absolute që të mos mbetesh pa punë


Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku në Elbasan, janë në Shkollën Profesionale të qytetit ku studiojnë 1400 nxënës, me +8% më shumë regjistrime në klasë të 10-të se viti i kaluar.

Rama ka deklaruar se arsimi profesional është një garanci absolute për punë, ndërsa ka shtuar se edhe sipërmarrësit e kanë kuptuar tashmë që nuk kanë si të funksionojnë pa punonjës të kualifikuar.

 “Arsimi profesional është kategori tjetër. Është garanci absolute për të pasur një instrument në dorë fëmija që të mos mbetet pa punë.

Kush bën arsim profesional nuk e ka të mbyllur derën e universitetit. Por ka një zanat që edhe e përdor për të punuar gjatë universitetit, por mund ta përdorë edhe pas universitetit për një sipërmarrje të vetën.

Sipërmarrjet e dinë që nuk kanë ku të shkojnë pa njerëz të kualifikuar”, u shpreh kryeministri.