Izraeli ka kryer një sulm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë IDF
Ministria e shëndetësisë e Libanit njofton 14 persona janë vrarë dhe 66 janë plagosur në sulmin ajror në periferi të Dahieh në Bejrutin jugor – një nga bastionet e Hezbollahut në kryeqytetin libanez, raporton BBC.
Objektivi i sulmit ishte komandanti i lartë i Hezbollahut, Ibrahim Aqil, i cili thuhet se është vrarë nga sulmet ajrore.
IDF thotë gjithashtu se grupi i mbështetur nga Irani gjuajti 140 raketa në veri të Izraelit nga Libani, duke shtuar se mbrojtja e tij ajrore ndaloi “disa” nga raketat.
Hezbollahu tha më herët këtë pasdite se sulmet e tij kishin në shënjestër objektet e ushtrisë izraelite në Izraelin verior
E gjitha kjo pason shpërthimet e pajisjeve komunikuese të martën dhe të mërkurën në të gjithë Libanin, të cilat vranë të paktën 32 njerëz dhe plagosën mijëra.