Vendosni fjalën kyçe....

Tritol në derën e banesës së një 49-vjeçari në fshatin Dragoç


Një sasi e dyshuar lënde plasëse është hedhur në derën e jashtme të një banese në fshatin Dragoç, Postribë, njoftoi Policia e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 05:35 dhe për fat të mirë, ajo shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale, pasi banesa është e pabanuar prej vitesh dhe në pronësi të 49-vjeçarit Lulëzim Hasaj. .

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për të mbledhur prova dhe identifikuar autorët e ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në fshatin “Dragoç”, Postribë, në portën e jashtme të banesës së shtetasit L. H., 49 vjeç, në të cilën prej shumë vitesh nuk banon njeri, është hedhur një sasi e vogël, dyshohet lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.