Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Votuesit hebre do jenë fajëtorë nëse do humb zgjedhjet presidenciale


Kandidati republikan për president Donald Trump tha të enjten se votuesit hebreo-amerikanë do të ishin pjesërisht fajtorë nëse ai do humbë zgjedhjet e 5 nëntorit përballë kandidates demokrate, zëvendëspresidentes Kamala Harris.

Gjatë komenteve në Samitin Kombëtar të Këshillit izraelito-amerikan në Uashington, ish-presidenti u ankua votuesit hebre preferojnë Harrisin më shumë.

Izraeli ka të ngjarë të pushojë së ekzistuari brenda dy viteve nëse Harris fiton zgjedhjet dhe hebrenjtë do të fajësohen pjesërisht për atë rezultat, sepse ata priren të votojnë për demokratët, argumentoi Trump.

Nëse nuk i fitoj këto zgjedhje – dhe populli hebre do të kishte shumë të bëjë me këtë nëse kjo ndodh sepse nëse 40%, dua të them, 60% e njerëzve votojnë për kundërshtaren – Izraeli, sipas mendimit tim do të pushojë së ekzistuari brenda dy viteve”, tha Trump para turmës.

Trump po citonte një sondazh që ai tha se e nxirrte Harris kryesuese me 60% në mesin e hebrenjve amerikanë. Ai gjithashtu u ankua për fitimin e më pak se 30% të votave midis hebrenjve amerikanë në zgjedhjet e vitit 2016, të cilat ai fitoi, dhe zgjedhjet e vitit 2020, të cilat i humbi ndaj presidentit demokrat Joe Biden.

Nuk ishte e qartë se çfarë sondazhi po citonte ish-presidenti, por një sondazh i fundit i Pew Research zbuloi se hebrenjtë amerikanë favorizojnë Harrisin mbi Trump me një diferencë prej 65% deri në 34%.

Trump bëri komente të ngjashme në një samit të veçantë më herët në mbrëmje, gjithashtu në Uashington, i cili iu kushtua luftës kundër antisemitizmit në Amerikë.

Fushata e Trump e ka bërë përparësi fitimin e votuesve hebrenj në shtetet kryesore të fushëbetejës. Hebrenjtë amerikanë janë anuar shumë nga demokratët në zgjedhjet federale për dekada dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë, por vetëm një ndryshim i vogël në votën e hebrenjve mund të përcaktojë fituesin në nëntor.