Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Në memon tuaj shifrat janë ndryshe nga studimi i fizibilitetit/ Rrjepaj: Do shoh shënimet


Kryetarja Albana Vokshi ngriti shqetësime mbi përputhshmërinë e shifrave për investim midis memos së Rrjepajt dhe studimit të fizibilitetit. Ajo theksoi se në memo, datuar 10 tetor 2014, Rjepaj kishte paraqitur nevoja për 60,000 ndërhyrje, ndërsa në studim ishin regjistruar vetëm 37,000, me një rritje të çmimeve për kompleksitetet.

Rjepaj u mbrojt duke thënë se shifra prej 37,000 ishte një lapsus dhe se ai ishte referuar gjithmonë në numrin 50,000 për ndihmën kirurgjikale. Ai gjithashtu sqaroi se ndryshimet në kosto ishin bërë në përputhje me kërkesat e Ministrisë së Financave dhe se nuk kishte pasur rritje të çmimeve për mbetje.

Diskutimet nxorën në pah kontradiktat e mundshme në dokumentacionin financiar dhe rëndësinë e qartësisë në procesin e hartimit të projekteve për shëndetësinë. Rjepaj kërkoi më shumë kohë për të shqyrtuar shënimet e tij dhe për të sqaruar mospërputhjet e shifrave.

Albana Vokshi:  Më bën përshtypje që tabelat janë shifra të ndryshme. Tabela e memos që keni adresuar Beqajt në 10 tetor 2014 me tabelat dhe përshkrimin e studimit të fizibilitetit draftit të parë që ia keni bashkangjitur të njëjtës memo. Nga memo e parë ku thoni që nevojat plotësohen nga qendra e sterizilimit me 60 mijë por në 2013 janë bërë 50 mijë ndërhyrje.

Në memon tuaj shifrat janë ndryshe nga studimi i fizibilitetit. Në njërën janë 50 mijë dhe cmimi për cdo kompleksitet është më i ulët, ndërkohë në dokumentin tjetër ke 37 mijë ndërhyrje duke rritur cmimin e kompleksiteteve. Pse shifrat janë ndryshe: 37 mijë me 50 mijë ndërkohë që është rritur cmimi?  Nuk mundet nga 50 mijë të shkohet në 37 mijë

 Rrjepaj: Nuk ka lidhje. Nuk jemi bazuar tek shifra 37 mijë. Nuk ka lidhje me metodologjinë ku jemi bazuar për koston.

Albana Vokshi: Duket sikur në momentin e fundit duhet të jetë një dorë për të ulur numrin dhe rritur cmimin

Avokati: Nuk është momenti të bëni komente. Nuk mund të sugjestiononi dëshmitarin.

Albana Vokshi: Kur keni bërë 37 mijë ndërhyje keni rritur të gjitha cmimet e kompleksiteteve madje dhe të përpunimit të mbetjeve

Rrjepaj: Në procesin e hartimit të tabelave ka pasur dhe diskutime si mund të ishin më mirë. Ka pasur një korrespondencë me ministrinë e Financave sa I takon tabelave dhe në komunikim ka ndikuar vlera e investment return rate (IRR). Ka komente nga ministria e Financave që nuk duhet të jetë e ulët por dhe as shumë e lartë.

Numri 37 mijë është lapsus. Numrit që I jemi referuar për të ndërtuar këtë program është 50 mijë ndërhyrje. Por nuk është me rëndësi numri sepse kosto për njësi është për ndërhyrje kirurgjikale e del për njësi. Kostoja del për njësi.

Çmimi i mbetjeve nuk ka ndryshuar në mesataren e vet sepse mesatarja është nxjerrë nga mesatarja e kontratave ekzistuese në bazë të operacioneve dhe kilogramëve. Është bërë formulë aritmetike e thjeshtë për të nxjerrë një rezultat

Albana Vokshi: Po lapsus është që në njërën tabelë riinvestimi është 1.6 miliardë dhe në tjetrën që është pjesë e dokumentit bashkangjitur është ulur 388 milionë

Rrjepaj: Nuk ka riinvestim në tabelat financiare.

Albana Vokshi: Ka komponentë që janë ndryshuar nga memo juaj të tabelave financiare tek studimi që keni bashkagjitur. Është drafti i praë I studimit që I dërgohet ministrisë së financave.

Ose shifrat tuaja në memo janë të sakta, ose drafti i studimit që I ka shkuar ministrisë së Financave është i saktë

Rrjepaj: Më duhet të shoh shënime