Në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi se bota po përballet me trazira dhe konflikte që paraqesin kërcënime serioze për paqen dhe sigurinë globale. Ai shprehu shqetësimin se zhvillimet e fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e garantuar.
Begaj nënvizoi se historia e shqiptarëve është e njohur për karakterin paqedashës dhe theksoi rëndësinë e mësimeve të marra nga luftërat që populli ynë nuk i zgjodhi. Ai apeloi për vazhdimin e shpërndarjes së modelit të paqes dhe ruajtjen e kulturës së saj, duke theksuar se bota ka nevojë për këtë angazhim.
Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt.
Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të”, theksoi më tej Begaj.