Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden dy prej të miturve të larguar nga qendra sociale në Elbasan


Policia e Elbasanit ka konfirmuar se janë gjetur dhe iu janë dorëzuar qendrës sociale dy prej të miturve që u larguan. Sipas raportimeve, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ndërkohë, autoritetet vazhdojnë punën për të zbuluar vendndodhjen e 13-vjeçarit tjetër që është larguar nga qendra. Njoftimi i policisë thekson se operacionet për gjetjen e tij janë në vazhdim.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për largimin nga një qendër sociale të shtetasve të mitur, ju informojmë se janë gjetur dhe i janë dorëzuar qendrës, në gjendje të mirë shëndetsore, një 14-vjeçar dhe një 13-vjeçar. Vijon puna për gjetjen e 13-vjeçarit tjetër”, njofton policia.