Vendosni fjalën kyçe....

Liverpool tripletë ndaj Bournemouth


Liverpooli ka shënuar fitore të lehtë në shtëpi ndaj Bournemouth në kuadër të javës së pestë në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfunduoi me fitore 3:0 të vendasve

Luis Diaz kaloi vendasit në epërsi në minutën e 26-të, teksa dy minuta më vonë kolumbiani shënoi sërish për 2:0.

Në minutën e 37-të Nunez shënoi për 3:0 pas asistit nga Salah.

Me këtë fitore, Liverpooli merr përkohësisht primatin me 12 pikë, aq sa ka edhe Manchester City që luan nesër me Arsenalin.

Në anën tjetër, Bournemouth gjendet në vendin e 13-të me pesë pikë të grumbulluara.