Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Rritja minimale e pensioneve, një ofendim për pensionistët


Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur kritika të forta ndaj rritjes minimale të pensioneve, e cila pritet të jetë vetëm 25 lekë në ditë duke filluar nga muaji Tetor. Ajo e quajti këtë rritje një ofendim për 750 mijë pensionistët që po përballen me rritje të çmimeve deri në 30% për produkte bazë.

“Çfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë shtesë në ditë? Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj pensionistëve, që janë ndër shtresat më të nënpërkrahura të shoqërisë,” theksoi Tabaku. Ajo kritikoi qeverinë socialiste për menaxhimin e dobët të buxhetit, duke i akuzuar se po mbështesin një pakicë të privilegjuar në kurriz të shumicës.

Tabaku gjithashtu paralajmëroi se rritja e çmimeve dhe mungesa e mbështetjes shtetërore po detyron të rinjtë të emigrojnë, duke e bërë 26% të familjeve shqiptare të varen nga të ardhurat e emigrantëve. Ajo kërkoi ndryshimin e kësaj situate, duke theksuar nevojën për të mbështetur pensionistët dhe shtresat në nevojë.

Në fjalën e saj, Tabaku theksoi: “Kjo situatë duhet të ndryshohet. Ne duhet të mbështesim ata që kanë kontribuar për këtë vend dhe meritojnë më shumë se një rritje simbolike që nuk i mbulon as nevojat minimale.”

25 lekë në ditë është rritja e pensioneve që ka premtuar Qeveria për 750 mijë pensionistët duke nisur që nga fillimi i muajit Tetor. Cfarë mund të blejë një pensionist me 25 lekë në ditë shtesë?

Cmimet janë rritur pothuajse 30%, duke nisur nga qumështi, djathi, perimet, vaji,orizi , sheqeri, cdo lloj cmimi gjatë 3-4 viteve të fundit është rritur deri në maksimumin 30% ndërkohë që rritja e Qeverisë ka qenë milimetrike.

Cfarë mund të blejë një pensionist me këtë 25 leksh në ditë? Si mund t’ja dalë të mbijetojë në një vend ku cmimet e rritura përditë gllabërojnë pagat e të gjithë shqiptarëve?

Kjo është dhe arsyeja kryesore se pse janë rritur të ardhurat nga emigracioni. Familjet shqiptare sot po varen nga të ardhurat e emigracionit. 26% e familjeve shqiptare sot jetojnë me të ardhurat e fëmijëve të tyre që janë jashtë. 

Përvec faktit shqetësues që nga 700 mijë pensionistë , në vitin e fundit kanë shkuar në 750 mijë e të rinjtë largohen.

40% e forcës së punës sot është larguar.Qeveria e majtë socialiste krenohet e përmallohet me 25 lekë në ditë. Këtë situatë duhet të ndryshojmë ne. Këtë situatë, për të mbështetur të rinjtë që t’ja dalin këtu e për ta cuar atë te gjithë shtresa sociale e duke e cuar tek pensionistët që janë sot shtresa më e nënfinancuar’‘, thotë Tabaku.