Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka komentuar lajmet për dorëheqjen e gjykatës së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska.
Zhupa thotë se sot Gjykata Kushtetuese është e nëpërkëmbur dhe e zhvlerësuar.
Sipas deputetes, dorëheqja e gjyqtares Toska duhej të ishte temë diskutimi mbi motivet dhe arsyet.
“Gjykata Kushtetuese sot është e nëpërkëmbur dhe e zhvlerësuar.
Gjykata ka vetëm dy rrugë: ose të marr vendime pro mazhorancës dhe ti njihen ose vendimet e marra jashtë vullnetit mazhorancës nuk do zbatohen dhe nuk do njihen nga parlamenti.
Në këtë minim të drejtësisë vjen edhe lajmi i dorëheqjes së një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, që në çdo vend tjetër do ishte temë themelore e diskutimit mbi arsyet dhe motivet.
Elsa Toskën se kam njohur dhe se kam takuar kurrë në jetë. Por kam qenë në sallën e Gjykatës Kushtetuese për të parë integritetin e saj në qëndrime dhe profesionalizmin e saj në vendimmarrje.
Ndoshta këto kanë qënë arsyet që e kanë detyruar të jap dorëheqjen… ndoshta më shumë gjyqtarë vegla duhen sesa balanca e brishtë 5-4 e shumë vendimmarrjeve të fundit. Kjo mund të jetë nevoja e re e pushtetit.
Secili nga ne është i rrezikuar kur cenohet integriteti i vendimmarrjeve të Gjykatës Kushtetuese, që në thelb garanton mos cënueshmërinë e të drejtave tona themelore kushtetuese, ndarjen dhe balancën e pushteteve dhe integritetin dhe sovranitetin e vendit”-shkruan Zhupa.