Policia ka dhënë detaje për aksidentin në Fier që i mori jetën një të moshuari.
Shtetasi M.J duke drejtuar automjetin përplasi shtetasin I.B 75-vjeç i cili po kalonte rrugën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. J., 47 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. B., 75 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra, ka humbur jetën.
Sqarojmë se në njoftimin paraprak të dhënë më parë, gjeneralitetet dhe mosha e shtetasit që humbi jetën nuk ishin të sakta.
Pas verifikimeve të kryera në morgun e Spitalit Fier me ndihmën dhe të familjarëve, rezultoi se gjeneralitetet janë I.B., 75 vjeç dhe jo L.Ç., 81 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.