Vendosni fjalën kyçe....

Kapen dy “shtëpi bari” në Shkodër, në pranga 49-vjeçari


Dy mjedise të përshtatura për mbjelllje kanabisi janë zbuluar në Shkodër.

Gjatë operacionit është arrestuar 49-vjeçarin Arjon Fusha, i cili dyshohet se ka kultivuar kanabisin në fshatin Xhan.

Pas kontrolleve efektivët gjetën edhe një armë automatike pa leje si dhe një sasi municioni.

Njoftimi

“Shkoder/ Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i paster”, kunder kultivimit te bimeve narkotike.Operacioni nga Komisariati i Policisë Shkodër, i zhvilluar në territorin e fshatit Xhan, të njësisë administrative Pult, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i kultivimit dhe prodhimit të kanabisit dhe i armëmbajtjes pa leje. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga 46-vjeçari Arjon Fusha, që dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike dhe mbante pa leje armë zjarri e municion luftarak. Asgjesohen rreth 390 bime kanabis, shumica ne proces tharjeje. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Xhan, të njësisë administrative Pult, kanë konstatuar të mbjella në tokë 54 bimë të dyshuara kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies. Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.”