Vendosni fjalën kyçe....

Kapen në Libi 100 kg ar e 1.5 milionë euro kontrabandë


Agjencia e Sigurisë së Brendshme të Libisë tha të shtunën se kishte penguar një përpjekje për të kontrabanduar 100 kg ar dhe 1.5 milionë euro në aeroportin ndërkombëtar Misrata gjatë një kontrolli sigurie të një fluturimi ndërkombëtar.

Agjencia tha në faqen e saj të verifikuar në Facebook se shufrat e arit u gjetën në tre valixhe ndërsa paratë ishin në një valixhe tjetër.

Valixhet u pikasën gjatë procesit të inspektimit të sigurisë të një fluturimi për në Turqi, tha agjencia.

Një numër fotografish të postuara nga agjencia tregojnë valixhet e konfiskuara që përmbajnë shufra ari dhe tufa me kartëmonedha euro.

Misrata është një qytet port rreth 200 km në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Agjencia shtoi se “ata që ishin përgjegjës për këto valixhe u arrestuan”.

Në maj, prokurori i përgjithshëm në Tripoli tha se urdhëroi arrestimin e drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe zyrtarëve të tjerë në aeroportin ndërkombëtar të Misrata për përpjekne për kontrabandimin e afro 26,000 kg ar.

Libia nuk e ka gjetur ende paqen që nga një kryengritje e vitit 2011 e mbështetur nga NATO dhe ajo u nda në vitin 2014 midis fraksioneve lindore dhe perëndimore.