Vendosni fjalën kyçe....

Leverkusen vuan ndaj Wolfsburg-ut, por triumfon në fund 4-3


Leverkusen vuan por fiton 4-3 ndaj Wolsfburg në “BayArena”, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm në këtë fillim kampionati.  Një sfidë me ritëm të lartë, që nuk preferohet për ata që kanë probleme me zemrën.

Se do të ishte një ndeshje e vështirë për kampionët e Gjermanisë u pa që në fillim, kur Mukiele shkaktoi autogol në minutën e pestë.

Ekipi i Alonsos reagoi shumë shpejt. Leverkusen vendosi ekuilibrat me Wirtz në minutën e 15-të, i asistuar mjaft mirë nga Granit Xhaka. Përmbysja e “aspirinave” erdhi që në pjesën e parë, një krosim i Grimaldos u shfrytëzua në maksimum nga Tah.

Gjithsesi, mysafirët nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre, pasi realizuan dy herë në fundin e fraksionit. Fillimisht Bornau shënoi në të 37-tën, ndërsa edhe Svanberg la gjurmë në të 45-tën.

Fillimi i pjesës së dytë ishte perfekt për Xhakën me shokë. Hincapiedërgoi në festë vendasit në të 49-tën.

Leverkusen siguroi fitoren me golin e Boniface në kohën shtesë, duke shkuar kështu në kuotën e 9 pikëve.