Vendosni fjalën kyçe....

Manchester City dhe Arsenali prekin rrjetat, por ndalen tek barazimi


Manchester City  dhe Arsenal barazojnë 2-2 në Etihad, në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 9-të.  Savinjo shërbeu për Haaland, me sulmuesin norvegjez që nuk mund të gabonte nga ai pozicion. Londinezët nuk e kishin ndërmend të dorëzoheshin dhe u futën në lojë në minutën e 22-të. E majta e Calafiorit ishte e pamundur për t’u arritur nga Ederson.

Në fundin e pjesës së parë, ekipi i Artetës përmbys llogaritë. Gjithçka nis nga ekzekutimi i një goditje këndi, me mbrojtësin brazilian Gabriel që shënon me kokë.

Pjesa e parë do mbyllej me thriller për Arsenal.  Në të 52-tën, Trosard tregohet naiv, duke marrë kartonin e dytë të verdhë dhe duke lënë Guners me një lojtar më pak.

Në pjesën  e dytë, skuadra e Guardiolës u hodh e gjitha në sulm, në kërkim të golit të barazim. Gjithsesi, pavarësisht superioritetit numerik, kampionët e Anglisë hasën vështirësi në finalizimin e rasteve. Në kohën shtesë, Stons shmangi disfatën e vendasve.

Me këtë rezultat, Arsenal renditet në vendin e katërt me 11 pikë, 2 më pak se Siti që komandon Premier League.

Ndeshja e radhës për londinenzët është ndaj Leister, sakaq “qytetarët” do kërkojnë maksimumin ndaj Newcastle.