Vendosni fjalën kyçe....

Ministri Hasani takohet me homologun Borg në Nju Jork: Vlerësim Maltës për kryesimin e OSBE-së


 

Nju Jork – Ne kuader te punimeve te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, Ministri per Evropen dhe Punet e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi nje takim dypalesh me homologun maltez, Ian Borg. Gjatë bisedës, u diskutua për angazhimet dypalëshe dhe shumëpalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Maltës, me fokus të veçantë në bashkëpunimin për situatën e sigurisë në rajon.

Ministri Hasani përgëzoi ministrin Borg për udhëheqjen e tij dhe të Maltës si Kryesues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, si dhe për rolin e rëndësishëm të Maltës si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria mbështet plotësisht përpjekjet e admirueshme të Maltës, në mbështetje të multilateralizmit gjatë kohërave sfiduese”, rikonfirmoi Ministri Hasani.

Gjatë takimit dy homologët Hasani e Borg nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.