Protestat në Tel Aviv janë kthyer në të dhunshme ndërsa demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Netanyahu.
Mijëra protestues dolën në rrugët e Tel Avivit, duke u përleshur me policinë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë të cilit i kërkojnë prej muajsh nënshkrimin e një marrëveshjeje me Hamasin dhe kthimin në shtëpi të pengjeve të mbetura.
Demonstruesit bllokuan autostradat kryesore, ndezën zjarre në rrugë ndërsa u përplasën me policinë.