Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama diskutuan të dielën mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe ato globale.
Takimi me dyer të mbyllura, i zhvilluar në Shtëpinë Turke, u mbajt në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, sipas Anadolu.
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë, Erdogan theksoi se përpjekjet do të vazhdojnë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat.
Presidenti gjithashtu vuri në dukje se “masakrat” e kryera nga Izraeli në territoret palestineze, veçanërisht në Gaza, po dëmtojnë paqen rajonale dhe globale.
Ai deklaroi se “shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar duhet të ndalen dhe se Izraeli do të detyrohet të ndalojë nëse të gjitha shtetet e botës veprojnë së bashku në një mënyrë të orientuar drejt paqes.”