Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të partisë në Mallakastër. Ai theksoi se ky qark nuk e ka humbur besimin në PD dhe bëri thirrje për mobilizim për të realizuar një ndryshim pozitiv në vend.
Në postimin e tij, Bardhi shprehu shqetësimin për qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës, duke theksuar se Shqipëria ka humbur 12 vite. Ai nënvizoi rëndësinë e forcimit të partisë dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me qytetarët për të ndihmuar në rikthimin e besimit.
Postimi i Gazment Bardhit:
Në Mallakastër, sëbashku me strukturat drejtuese të partisë, nisëm punën për forcimin e partisë, bashkimin e çdo kontributori ndër vite dhe kontaktin derë më derë me çdo qytetar.
Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Mallakastra dhe qarku Fier nuk e morën kurrë mbrapsh besimin që i kanë dhënë ndër vite partisë në pushtet. Tani është koha që të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të vendit.