Vendosni fjalën kyçe....

Berisha të mërkurën në SPAK


Kreu i PD-së Berisha është thirrur në SPAK të mërkurën për të firmosur mbylljen e hetimeve.

Ai pritet të shoqërohet nga avokatët e tij dhe pas nënshkrimit do marrin edhe aktet përfundimtare.

Berisha e dhëndri i tij akuzohen lidhur me privatizimin e ish-terreneve të klubit Partizani.

Berisha e Malltezi i kanë hedhur poshtë akuzat si politike dhe me urdhër të kryeministrit Rama ndërsa kanë akuzuar kreun e SPAK-ut Dumani e prokurorët Kraja e Millonai si shërbëtorë të kreut të qeverisë.