Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin e Sigurisë ku po raporton ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.
Anëtari i PD-së në komision Noka iu drejtua kreu socialist Naço duke i kërkuar këtij të fundit që të mos bëjë suflerin duke qenë se për të raportuar është thirrur ministri.
Ndërsa Naço i është kthyer Nokës duke u thënë të sillet si deputet euroatlantik pasi “nuk jemi afrikanë”
Debatet
Noka: Deputetët e PD kemi kërkuar seancë dëgjimore me ministrin, jo sqarimore me kryetarin e komisionit. Bëj drejtuesin e mbledhjes jo suflerin e çdo deputeti që flet. Ministri është në gjendje të flasë vetë. Mos u përpiq të mbulosh situatën ku është zhytur policia e rendi me zhurmnaja e tymnaja që kërkon të krijosh.
Naço: Bëhuni deputetë euroatlantikë. Nuk jemi afrikanë.