Vendosni fjalën kyçe....

“Game over”, Putini duhet ta kuptojë se Rusia ka mbaruar ” – Boris Johnson


Rusia duhet të kuptojë se “ka mbaruar” dhe se Ukraina nuk do lëshojë asnjë territor për paqe, ka argumentuar ish-kryeministri britanik Boris Johnson. Megjithatë që të arrihet ky qëllim, Kievit do t’i duhen armë me rreze të gjatë goditjeje, anëtarësim në NATO dhe gjysmë trilion dollarë, shtoi Johnson.

Në një shkrim të botuar në The Spectator të shtunën, Johnson argumentoi se forcat ukrainase kanë ende “aftësinë për të fituar”, nëse Perëndimi do plotësonte të paktën njërën nga kërkesat e Kievit. Këto përfshijnë, shkroi ai, lejen për të goditur thellë brenda territorit rus me raketa “Storm Shadow” dhe “ATACMS” dhe ftesë të menjëhershme në NATO me garancitë e sigurisë të Nenit 5 si dhe “gjysmë trilion dollarë apo një trilion”.

Duke shpërfillur paralajmërimin e fundit të presidentit rus Vladimir Putin se mundësimi i sulmeve me rreze të gjatë do e vendoste NATO-n në një gjendje lufte me Rusinë si “të rrëmbyr dhe shaka”, Johnson argumentoi se këta hapa janë të nevojshëm për “t’i dërguar mesazhin vendimtar Kremlinit”.

“Mesazhi është ky, keni mbaruar. Ju nuk keni më një perandori. Ju nuk keni më një “sferë ndikimi”. Ju nuk keni të drejtë t’u tregoni ukrainasve se çfarë të bëjnë, aq sa ne britanikët kemi të drejtë t’u themi ish-kolonive tona se çfarë të bëjnë,” pohoi ai.

“Është koha që Putini të kuptojë se Rusia mund të ketë një të ardhme të lumtur dhe të lavdishme, por se si Roma dhe Britania, rusët janë bashkuar me vendosmëri në radhët e fuqive post-perandorake, dhe një gjë e mirë gjithashtu”, vazhdoi ai.

Perëndimi, argumentoi Johnson, “duhet të braktisë çdo ide se ukrainasit do bëjnë një marrëveshje” ose “të tregtojnë tokën për paqe”.

“Ne në Perëndim do ishim të çmendur të përpiqeshim ta detyronim atë rezultat,” shtoi ai.