Vendosni fjalën kyçe....

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, skualifikohen 4 kandidatë


Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini janë skjualifikuar nga gara për Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, raporton Report Tv.

Ndërkohë vijon verifikimi për Adriatik Tafçiun, Altin Menën, Ardian Çipën e Lutfi Minxhozin, Gentjan Shehajn, Idajet Faskajn, Ilir Prodën, Skënder Hita, Neritan Nallbatin, Pëllumb Seferin dhe Rebani Jaupin.

Në raportimin e tij në Komisionin e Sigurisë ministri Hoxha tha se procesi i verifikimit do ecë përpara ndërsa tha se e gjitha po mbikëqyret nga ndërkombëtarët

“Në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë nga 15. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbatimit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë garë”, tha Hoxha.

Gara për drejtorin e ri tëPolicisë së Shtetit u hap pas dorëheqjes së ish-kreut Muhamet Rrumbullaku.