Vendosni fjalën kyçe....

Garda e Iranit ndalon pajisjet e komunikimit pas sulmit ndaj Hezbollahut


Korpusi elitar i Gardës Revolucionare të Iranit ka urdhëruar të gjithë anëtarët të ndalojnë përdorimin e çdo lloj pajisjeje komunikimi pasi mijëra bipera dhe radio marrësedhënëse të përdorura nga aleatët e tij të Hezbollahut në Liban shpërthyen duke lënëpas dhjetëra viktima javën e kaluar, dy zyrtarë të lartë të sigurisë iraniane i thanë Reuters.

Një nga zyrtarët e sigurisë tha se një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar nga IRGC për të inspektuar të gjitha pajisjet, jo vetëm pajisjet e komunikimit. Ai tha se shumica e këtyre pajisjeve ishin ose të bëra vetë ose të importuara nga Kina dhe Rusia.

Irani ishte i shqetësuar për infiltrimin nga agjentët izraelitë, duke përfshirë iranianët që paguhen nga shërbimi sekret izraelit dhe një hetim i plotë i personelit tashmë ka filluar, duke synuar anëtarët e mesëm dhe të lartë të IRGC-së, shtoi zyrtari, i cili nuk pranoi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

“Kjo përfshin shqyrtimin e llogarive të tyre bankare si në Iran dhe jashtë vendit, si dhe historinë e tyre të udhëtimit dhe atë të familjeve të tyre,” tha zyrtari i sigurisë.

Ministria e Jashtme, e Mbrojtjes dhe e Brendshme e Iranit nuk ishin menjëherë të disponueshme për t’iu përgjigjur komenteve të bëra nga zyrtarët e sigurisë për Reuters.