Benjamin Netanyahu tha të hënën se Izraeli po përballet me “ditë të ndërlikuara” dhe u bëri thirrje izraelitëve që të qëndrojnë të bashkuar ndërsa po zhvillohej fushata.
“Unë premtova se do të ndryshojmë balancën e sigurisë, balancën e fuqisë në veri – kjo është pikërisht ajo që po bëjmë,” tha ai.
Netanyahu ishte zotuar gjatë fundjavës të merrte hapa që do t’i lejonin banorët izraelitë të kthehen në shtëpitë e tyre. Ai tha se sulmet e Hezbollahut tetorin e kaluar kishin detyruar 60,000 izraelitë të linin shtëpitë e tyre përgjatë kufirit me Libanin.
“Ne do të ndërmarrim çdo veprim të nevojshëm për të rivendosur sigurinë dhe për t’i kthyer njerëzit tanë të sigurt në shtëpitë e tyre.”/Reuters