Vendosni fjalën kyçe....

Salianji debat me ministrin Hoxha: Jeni për turp, karagjozi në Tik Tok aplikon për drejtor policie


Deputeti i PD-së në Komisionin e Sigurisë Salianji irinizoi ministrin e Brendshëm Hoxha gjatë raportimit të tij teksa e pyeti nëse drejtori i ri i Policisë së Shtetit do zgjidhet sipas rregullave apo do e caktojnë bandat.

Salianji i tha Hoxhës se polici është bërë për turp pasi një karagjoz çon aplikim në Tik Tok për t’u bër drejtor policie.

“Që nuk jeni i kënaqur keni të drejtë se e gjithë Shqipëria nuk është e kënaqur. Më vjen mirë që ministri aprovon ato që kemi thënë gjithë këto vite. Meqë është i pakënaqur ku është më shume, tek dekonspirimi i operacione, te përfshirja e krerëve të policisë në trafiqe, tek mos arrestimi i krerëve të bandave? Thatë nuk ka kupolë, por kur ke strukturën më të lartë të policë që i shërben mafias, është kupolë mafia. Sa prej punonjësve kanë zbatuar urdhrin që policët të tregonin a kishin përdorur aplikacionit SKY. Tatë që do të ketë një gjeneratë të re drejtuesish. Pra i bie që ju i paskeni caktuar. Sa herë vjen një ministër sjell një ligj të ri. Pra ligji gjoja me aplikim, të sjell nga karagjozë Tik Tok-u…Nuk gjeni dot ju me 12 mijë punonjës atë që është në kërkim, vjen ju gjen ai dhe ju thotë do bëhem drejtor i juaj. Jeni bërë gaz i botës”, tha Salianji.