Një 18-vjeçar është arrestuar në Durrës pas kallëzimit të një shtetaseje australiane që i riuka tentuar ta përdhunojë.
Në Kavajë janë arrestuat dy burra pas denoncimit të një 18-vjeçareje se e kanë ngacmuar seksualisht në një lokal.
Në pranga kanë rënë 40-vjeçari S.K. e 57-vjeçari D.P., banues në fshatin Kryevidh.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh, pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal”, thuhet në njoftimin e policisë së Kavajës.