Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 16 të Korçës, ku janë përfshirë një mjet dhe një motor.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.