Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, adresoi prioritetin kryesor të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj: mbrojtjen e Ukrainës nga pushtimi rus, sipas The Guardian.
Gjatë fjalimit të tij në OKB, Biden deklaroi: “Lajmi i mirë është se lufta e Putinit ka dështuar në qëllimin e saj kryesor” .
Biden premtoi gjithashtu se mbështetja për Kievin do të vazhdojë deri në arritjen e një “paqeje të qëndrueshme”, duke theksuar se:
“Ai u nis për të shkatërruar Ukrainën, por Ukraina është ende e lirë. Ai u përpoq të dobësonte NATO-n, por NATO-ja është më e madhe, më e fortë, më e bashkuar se kurrë më parë, me dy anëtarë të rinj, Finlandën dhe Suedinë. Por nuk mund të ndalojmë. Bota tani ka një zgjedhje për të bërë. A do të vazhdojmë mbështetjen tonë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë këtë luftë, të ruajë lirinë e saj, apo do të largohemi dhe të lejojmë që agresioni të rinovohet dhe një komb të shkatërrohet?”
Ai e përmbylli duke thënë: “Unë e di përgjigjen time. Nuk mund të lodhemi. Nuk mund të largohemi dhe nuk do të heqim dorë nga mbështetja jonë për Ukrainën, derisa Ukraina të fitojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme sipas Kartës së OKB-së” .